Struga Trim Lum pas eliminimit nga garat e kualifikuese për Champions, në raundin e dytë vazhdon garimin në UEFA Conference League, ku do të përballet me skuadrën malazeze Buducnost të Podgoricës. Ndeshja e parë Struga Trim Lum – Buducnost është caktuar të zhvillohet më datën 26 korrik ( e mërkurë) me fillim në ora 17:00, në stadiumin “Biljanini Izvori në Ohër.
Në pritje të kësaj ndeshje drejtuesit e klubit tani më kanë nxjerrur në shitje biletat për ndeshjen e raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër Buducnostit,
Biletat për këtë ndeshje të gjithë të interesuarit do të mund t’i blejnë online si dhe tek “Empire Lounge” në Strugë për çdo ditë nga ora 12:00 deri në ora 19:00.
Të njëjtat do të kushtojnë vetëm 500 denar, ndërsa Struga Trim Lum në këtë ndeshje shihet si favorite përballë ekipit malazez. /klanmacedonia/