BUNJAMIN SHABANI: DO TË NISIM NDESHJEN SIKUR REZULTATI TË JETË 0:0
Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum , sot ka udhëtuar për në Luksemburg, ku të enjten me fillim në ora 20:00, do ta zhvillon ndeshjen kthyese të turit të tretë të Konferencë Ligës, kundër Hesperange.
Struga Trim Lum në Luksemburg udhëton me epërsi prej dy golave nga ndeshja e parë të cilën e fitoi 3-1. Ekipi nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro gjatë gjithë javës kanë punuar në eliminimin e disa gabimeve me të vetmin qëllim, për të verifikuar kualifikimin në raundin tjetër.
Para nisjes për Luksemburg kapiteni Bunjamin Shabani në një prononcim për Klan Maqedoni u shpreh optimist se ekipi i tij do kualifikohet në play off.
“Jemi të përgatitur maksimalisht. E dimë se kemi të bëjmë me një kundërshtarë shumë të fotrtë. Nuk do të jetë aspak lehtë mirëpo ne do shkojmë sikur rezultati të jetë 0-0 dhe të hymë të fitojmë edhe këtë ndeshje dhe të kualifikohemi në raundin tjetër” – tha Bunjamin Shabani.
Struga Trim Lum ditën e mërkurë do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Stade de Luxembourg” ku edhe do të zhvillohet ndeshja të enjten me fillim në orën 20:00. Drejtësinë do ta ndaj arbitri nga Malta Matthew De Gabriele. /KlanMacedonia/