Zhalgiris – Struga Trim Lum 0:0
Kampioni i Lituanisë, Zhalgiris dhe kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum në ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve, në stadiumin e LFF në Vilnus, lujatën me barazim pa gola 0:0.
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, edhe pse skuadra vendase u mundua të zhbllokonte rezultatin por pa sukses, pasi reparti i mbrojtjes të ekipit strugan me në krye portierin Vedran Kjosevski ishin në nivelin e duhur.
Pjesa e dytë e ndeshjes ishte identike si në pjesën e parë vendasit mundeshin të rrezikojnë portën e ekipit strugan por nuk ia dolën.
Duhet theksuar se edhe skuadra strugane gjatë 90 minutave pati dy tre raste që nuk i shfrytëzuan.
Pra pas një jave në ndeshjen kthyese që do të zhvillohet në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, do të mësohet se cila nga këto skuadra do të kualifikohet në raundin e dytë eliminator të Champions League.
Struga Trim Lum, luajti me këtë formacion:
Vedran Kjosevski, Mexhit Neziri, Sava Radiq, Besart Krivanjeva, Edis Malikji, (Ard Kasami), Besmir Bojku, Bunjamin Shabani (Kapiten), Vangjel Zguro, Marjan Radevski, (Senad Jaroviq)Besart Ibraimi (Valentin Koçoski), MentorMazrekaj (Flamur Tairi). Trajner Shpëtim Duro
Arbitri i ndeshjes Elchin Masiyev nga Azarbejxhani
Në dy ndeshjet tjera të zhvilluara sot pasdite u arritën këto rezultate: Urartu (Armeni) – Zrinski (B e H) 0-1 dhe Lincoln (Gjibraltar ) – Qarabag (Azerbajxhan) 1-2./KlanMacedonia