Kampioni në fuqi Struga Trim Lum në javën e 10-të të sezonit vjeshtor sipas planit ka shënuar fitore të sigurt 2-0, kundë ekpit të Sileksit nga Kratova. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi Marjan Radevski cili ishte autor i dy golave që ishjtin të mjaftueshme për fitoren e gjashtë sezonale të ekipit kampion. Radevski pas përfundimit të ndeshjes pë faqen zyrtare të kF Struga Trim Lum , ka deklaruar
“Zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, edhe pse e dinim se do të jetë një ndeshje shumë e rëndë për ne. Megjithatë angazhimi ynë në terren, lufta që e ka zbukuruar lojën tonë gjatë gjithë vitit, u konfirmua edhe sot dhe se në fund me plotë meritë arritëm deri tek fitorja.”
Ai gjithashtu u shprehë tepër I lumytura pë dy golat e shënuar që sollë suksesin e radhës ekipit të tij
“Sa u përket golave të mi, normalisht që jam i lumtur për të dy golat e shënuar. Shënimi i golave është punë e jona, sulmuesit gjithnjë duhet të kërkojnë golin. Por kjo nuk është vetëm meritë e imja, meritat shkojnë për gjithë ekipin dhe stafin teknik”.
Pas kësaj ndeshje pason pauz dy javore shkaku I obligimeve të reprezentacionit pë kualifikueset për Euro 2024. Për këtë futbollisti Marjan Radevski, tha:
“Tashmë pason një periudhë pushimi, të pushojmë edhe neve pak, duke pasur parasysh se kishim një orar të stërngjeshur dhe të rikthehemi me bateri të plota për të punuar edhe më shumë për pjesën e mbetur të gjysmësezonit”.
Në xhiron e 11-të, më 22 tetor, ekipi i Struga Trim Lum është mysafire e Makedonija Gj.P.