Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër u zhvillua ndeshja e parë e turit të dytë të UEFA Conferenc Liga, mes Struga Trim Lum dhe Buduqnosti i Podgoricës. Pas 90 minutave lojë ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0.
Në pjesën e parë të ndeshjes pamë një dominim total të kampionit të Maqedonisë së veriut , ekipit Struga Trim Lum, lojtarët e të cilës skuadër krijuan pesë raste, ndërsa arritën të realizojnë vetëm një gol, me autor Besart Ibraimi i cili pas asistimit të Marjan Radevskit, me mjeshtri tundi rrjetin e portierit mysafir Gjiorgjije Pavliçiq për epërsi 1:0 për Strga Trim Lum.
Pjesa e dytë nisi në stilin e njëjtë si në atë të parën me dominim të skuadrës vendase të cilët tentonin që të ritin e epërsin , por ja që nuk ia arritën dhe rezultati përfundimtar mbeti 1-0.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në Podgoricë më 1 gusht ( e martë )
Golashënues: Besart Ibraimi 30’
Shikues afro 1000
Referat: Artem Kuchin , asistentat Evgeni Belski dhe Sergei Vassyutin nga Kazakistani
Formacionet e ekipeve
Struga Trim Lum: Qosevski, Neziri, Radiq, Krivanjeva, Maliqi (Jahja), Bojku, Tairi (Ard Kasami), Mazrekaj, Shabani, Radevski (Upka), B.Ibraimi.
Trajner: Shpëtim Duro
Buduqnosti: Pavliçiq, Axhiq, Dakiq (Dashiq), Ignjatoviq, Brnoviq, Almeida, Sekuloviq, Mirkoviq, Gaseviq, Sekuliq (Novoviq), Grbiq (Novoviq)
Trajner:Mladen Milinkoviq
/KLanMacedonia/