Struga TL kampion: Qyteti i poezisë bëhet qyteti i futbollit!

FESTË E STRUGANËVE DERI NË ORËT E VONA TË NATËS

Struga Trim Lum për herë të parë në histori arriti ta fitojë titullin e kampionit të Maqedonisë së Veriut në futboll. Struganët sezonin e ardhshëm e nisin me kualifikimet për Ligën e Kampionëve. Festa në qytetin e poezisë, kurse nga dje në qytetin e kampionit në futboll, zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, njofton KlanM.

Festa pas suksesit historik nisi në terrenin e stadiumit të Strugës, kurse vazhdoi me fishekzjarre deri natën vonë.

Tifozët e Strugës mbase ishin më të kënaqur.

“Ne jemi shumë të lumtur si qytetar të vendit, na ka bërë krenar të gjithë qytetarëve. Duhet të krenohesh kur e përmend emrin Struga, dmth se jam prej Struge. Jemi padyshim kampionët e vendit”

“Sigurishtë për ne, për gjithë qytetin, për gjithë qytetarët e Strugës është një nder dhe privilegj shumë i madh që pas shumë e shumë vitesh tashmë edhe në qytetin e Strugës, ekipi i Strugës të shpallet kampion këtë vit dhe  normalisht që jemi të lumtur” 

Tetë vite pas themelimit, kurse vetëm katër vite garimi në Ligën e Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut, sic njofton KlanM, Struga Trim Lum fitoi titullin e parë historik – Kampion I RMV-së në futboll.

“Ne jemi sot shumë të lumtur, gjithsesi nuk e lë pa përmendur sepse jemi buzë liqenit dhe buzë liqenit dje edhe një ekip shqiptar e cila u fut në kategorinë e parë dhe ne jemi shumë të lumtur që ato i kemi përkrahur. Duam t`ju tregojmë edhe ekipeve tjera sepse edhe në provincat mund të bëhet futboll” – tha Mendi Qyra.

Struga Trim Lum, është skuadër e re, e themeluar në vitin 2015. Sezonin 2022/2023 e nisi në mënyrë të jashtëzakonshme trajneri Srgjan Zaharieski për ta përmbyllur me plot sukses, Shpëtim Duro.

“Jo vetëm sukses historik, se historia mbetet, por edhe  rast  unik. Një skuadër që ka vetëm tre vjet që shtë në Ligë të parë, tetë vjet si  klub I krijuar arrinë të fitoj titullin kampion, ndaj skuadrave me traditë  dhe me buxhet të konsiderueshëm si Shkëndija apo Shkupi. Është një meritë e padiskutueshme për këtë skuadër” – tha Shpëtim Duro, trajner.

Gati në të gjithë xhirot e këtij kampionati struganët kanë qenë lider të renditjes në tabelë dhe titulli I kampionit është më se I merituar.

“Normal që kemi emocione të gjithë, pasi një klub si Struga që është një klub i ri të fitojë titullin e kampionit është diçka e jashtëzakonshme dhe jemi të gjithë të lumtur dhe shumë të gëzuar” – tha Bunjamin Shabani.

Por jo vetëm kaq! Struga Trim Lum, , sic njofton KlanM, më 20 Maj luan edhe në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut përballë Makedonija GJ.P dhe një fitore eventuale do të bënte struganët me titull të dyfishtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share