Sukses historik i Struga TL, kualifikohet në Play off, ku do të përballet me Breidablik të Islandës
Kampioni I Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga Trim Lum siguroi kualifikim në fazën e play off-it në Konferencë Ligë, kompeticioni i tretë sipas cilësisë që organizohet nga UEFA, pasi që eliminoi përfaqësuesin e Luksemburgut Swift Hesperange me rezultatin e përgjithshëm nga të dyja ndeshjet 4-3 (3-1 dhe 1-2).
Struga trim Lum në ndeshjen e dytë kundër Hesperange edhe pse nga minuta e 15-të luajti me 10 (dhjetë) lojtarë, pas ndëshkimit të Marjan Radevskit me karton të kuq, megjithatë të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro ia dolën që të arrin suksesin historik. Në pjesën e parë struganët ishin në epërsi 0-1 me golin e Besart Ibarimit në minutën e 17-të
Vendasit me gjithat në pjesën e dytë u munduan që të përmbysin rezultatin dhe ë ia arritën me golat që shënuan Gustavo Hemkemeir në minutën e 70-të, ndërsa golin e fitores e shënuan në minutën e 90+ 4 të me autor Lado Akhalaia. Referi shkaku i kartonit të dytë të verdhë me të kuq e ndëshkoi edhe lojtarin vendas Bryan Nouvier në minutën e 101.
Kundërshati i ekipit kampion të Maqedonisë Veriut në fazën e play off-it do të jetë skuadra islandeze Breidablik, që do të zhvillohet më date 24 gusht, në cilësinë e vendasit por akoma nuk dihet se ku mund të zhvillohet kjo ndeshje në Shkup, Strumicë apo në “Elbasan Arena” të Elbasanit. /KLanMacedonia/