Struga përplotë mërgimtarë por jo edhe turist

VIZITORËT ANKOHEN PËR ÇMIME TË LARTA

Sezoni veror gjendet tashmë në kulmin e tij. Vizitorë nga vendi dhe të huaj kanë zgjedhur Strugen për të pushuar. Disa nga të anketuarit për tv KlanM u ankuan së çmimet janë tëper të larta por kishte edhe nga ato vizitor të cilët thonë së nuk ka ndyshime nga vitet e kaluara.

– Vini çdo herë në Strugë?

Jo, është hera e parë, më shtrenjtë se në Kosovë dhe më shtrenjtë se në Shqipëri”.

“Unë kam një shok që po martohet prandaj jam këtu, është hera e dytë që vi në Strugë, kam qenë këtu para 6 vitesh, kam dëgjuar që çmimet janë rritur por kjo nuk ka ndikim tëk unë dhe nuk më pengon që të shijoj 

Në krahasim me çmimet e viteve të kaluara, si janë çmimet tani?

– Janë më të larta, jo vetëm në krahasim me vitet e mëparshme, por edhe disa muaj më parë çmimet janë më të larta.

Ndërkohë që disa nga vizitoret ankohen për çmimet e larta neper kafene dhe restorante, pronarët e bizneseve thanë se zakonisht janë mërgimtaret të cilet e gjallerojnë Strugën.

Kemi më shumë vizita nga mërgimtarët, nuk është vizituar aq shumë nga turistët, ndoshta është shkaku i pandemisë, por nuk është vizituar aq shumë nga turistët. Po vijnë më shumë mërgimtarë, si këtë vit edhe vitet e kaluara për ne bizneset, mërgimtarët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në bizneset tona”, deklaroi pronar i një restoranti për tv KlanM.

Është pothuajse njësoj si çdo vit, kemi mungesë nga turistët vendas por çmimet janë pak më të larta dhe për këtë arsye mund të ketë ndikim”, deklaroi pronar i një restoranti për tv KlanM.

Edhe pse disa vizitorë u ankuan për çmimet e larta në kafeteritë e Strugës, sic duket, vendi për tu freskuar edhe më tej mbetet Drini i Strugës./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share