“RMV FAKTOR STABILITETI NË RAJON, TË VAZHDOJË EUROINTEGRIMI”
NATO-ja dhe Maqedonia e Veriut mund të mbështeten në njëra-tjetrën. Maqedonia e Veriut është aleat i respektuar i NATO-s, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Shkup, gjatë press-konferencës së përbashkët me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, njofton KlanM.
“Ju kontribuoni në sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përmes misione tona paqësore me KFOR-in në Kosovë. Jeni të vendosur të mbërrini deri në 2% të BPV-së për mbrojtjen deri vitin e ardhshëm, kurse dënuat fuqishëm agresionin rus në Ukrainë. Ju çmojmë, jeni aleat i respektuar dhe çmojmë kontributet tuaja ndaj Aleancës”, deklaroi Jens Stoltenberg.
Maqedonia e Veriut është vend i sigurtë. Nuk ka kërcënime për sigurinë dhe stabilitetin e vendit. Në këtë mënyrë, siç njofton KlanM, Kryeministri Kovaçevski dhe Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, e kanë komentuar paralajmërimin e së enjtes të Presidentit ukrainas Zelenski, për përpjekjet e Rusisë për të nxitur luftë në Ballkanin Perëndimor.
“Padyshim se ekziston ndikimi rus në rajon dhe gjithmonë janë të aftë për të gjetur bashkëmendimtarë në partitë politike ose individë, por nuk janë në nivelin për të paraqitur ndonjë kërcënim për vendin tonë, në bazë të informacioneve që I kemi nga shërbimet e sigurisë”, tha Kovaçevski.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, sic njofton KlanM, nuk sheh kërcënime ushtarake nga Rusia për vendet anëtare të NATO-s, por theksoi se me kujdes po ndiqen hapat e Moskës.
“Po ndjekim me kujdes ngjarjet dhe jemi të gatshëm që ta mbrojmë çdo aleat nga kërcënimi ushtarak. Vazhdojmë ta përsërisim mesazhin drejt Rusisë që të përmbahen nga veprimet agresive kundër fqinjve. Një nga aryset përse Putini hyri në luftë, ishte ta ndalojë Ukrainën të hyjë në NATO dhe aleanca mos të zgjerohet. Por, përkundrazi ai fitoi më shumë NATO në pjesën lindore të Aleancës dhe anëtare të reja – Finlandën dhe Suedinë”, tha Stoltenberg.
Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, iu drejtua edhe parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Ishte ky fjalimi I parë I Stoltenbergut në Kuvend, pasi Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s.
Nga Kuvendi, shefi I NATO-s, siç njofton KlanM, duke përmendur përfitimet nga anëtarësimi në Aleancë, bëri thirrje që të të vazhdojë eurointegrimi I Maqedonisë së Veriut në BE.
Nesër në Shkup do të mbahet takimi joformal i liderëve të aleatëve të NATO-s nga Ballkani Perëndimor.
Siç është paralajmëruar, Stoltenbergu dhe Kovaçevski, sic njofton KlanM, nesër do t`i presin Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob./KlanMacedonia