Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me përmbushjen e premtimit të NATO-s ndaj Ukrainës. Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Kiev, Stoltenberg kritikoi vendet perëndimore për vonesat në furnizimin e armatimeve dhe pamundësinë e ushtrisë ukrainase për të neutralizuar dronët rusë.
“Jam i sinqertë me Presidentin Zelenskyy. Aleatët e NATO-s nuk e kanë përmbushur atë që kemi premtuar gjatë muajve të fundit. Ukraina është pushtuar prej muajsh dhe është e detyruar të racionojë municionin e saj. Kjo do të thotë se më pak raketa dhe dronë rusë janë rrëzuar, ndërsa Rusia ka vazhduar përpara përgjatë vijës së frontit. Megjithatë, nuk është tepër vonë që Ukraina të mbizotërojë,” theksoi Stoltenberg.