Stoltenberg: Dhuna kundër KFOR-it, krejtësisht e papranueshme

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të enjten se dhuna kundër paqeruajtësve të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë ishte “krejtësisht e papranueshme”.

Përleshjet midis protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komunë në veri të Kosovës, lanë 30 ushtarë të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues, më 29 Maj.

Trazirat në veri të Kosovës u intensifikuan prej se kryetarët shqiptarë morën detyrën në këtë zonë me shumicë serbe, më 26 Maj./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share