Stoltenberg: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, jo gjatë luftës

Shërbimi rus i sigurisë ka arrestuar dy ukrainas të cilët dyshohen se do të sulmonin termocentralet bërthamore ruse

Ukraina nuk do të jetë në gjendje të bashkohet me NATO-n për sa kohë që lufta po vazhdon, kështu është shprehur shefi i aleancës Jens Stoltenberg.

Ai tha se prioriteti i aleancës ushtarake ishte të sigurojë që Ukraina të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur.

“Të gjithë e kuptojnë se të bëhesh anëtar në mes të luftës nuk është në axhendë. Ne të gjithë jemi dakord që dera e NATO-s është e hapur për anëtarët e rinj dhe se u takon aleatëve të NATO-s dhe Ukrainës që të vendosin se kur duhet të anëtarësohen, jo Moska ata nuk kanë të drejtën e vetos”, tha shefi i NATO-s, Stoltenberg.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se samiti i ardhshëm i aleancës në Vilnius do të fokusohet në diskutimin mbi bashkëpunimin dhe në rritjen e municioneve për Ukrainën.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi Shtatorin e vitit të kaluar kërkesën për anëtarësim të shpejtë në aleancën ushtarake të NATO-s.

Në fushën e bejetës Ukraina ka rrëzuar të 36 dronët e prodhuar nga Irani të cilat u hodhën nga Rusia gjatë natës. Reuters raporton se sulmet nga Moska kishin në shënjestër infrastrukturën dhe objektet ushtarake.

“Duke vazhduar të terrorizojë Ukrainën, armiku përdori 36 dronë Shahed . Asnjëri prej tyre nuk arriti objektivin e tij falë forcave tona të mbrojtjes ajrore,” shkroi ai në Telegram. Kreu i administratës ushtarake të Kievit u shpreh se ky është sulmi i 12-të në Kiev këtë muaj.

Shërbimi rus i sigurisë ka arrestuar dy ukrainas, të cilët dyshohen se kishin planifikuar të sulmonin termocentralet bërthamore ruse.

“Një grup sabotazhi nga shërbimi i inteligjencës së jashtme ukrainase u përpoq të hidhte në erë rreth 30 linja energjetike të termocentraleve bërthamore në Leningrad dhe Kalinin” në fillim të majit me qëllim të ndalimit të reaktorëve bërthamorë në centrale, cituan agjencitë ruse të lajmeve.

Ndërkaq Holanda ka shprehur gatishmërinë për të trajnuar pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16. Trajnimi do të koordinohet me Belgjikën, Danimarkën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Javën e kaluar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Aëmerikës Joe Biden miratoi programet e trajnimit për pilotët ukrainas në F-16, ndërsa Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky Zelensky e siguroi se avionët nuk do të përdoren për të sulmuar objektivat brenda territorit rus.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share