Stinët ndryshojnë, hëna e Plutonit ‘vesh’ kapuç të kuq

Shkencëtarët kanë arritur të kuptojnë përse hëna më e madhe e planetit Pluton, Charon, ‘vesh’ një kapuç të kuq.

Studimet e reja tregojnë se ngjyra shfaqet kur drita ultravjollcë dhe era diellore bashkëveprojnë me hidrokarburet dhe ‘gatuajnë’ një ‘supë’ me përbërës organikë.

Përpara fluturimit të raketës së NASA-s në Pluton në vitin 2015, dihej shumë pak për Charon, hënën më të madhe të tij, me një diametër prej 1200 km. Por raketa New Horizons solli imazhe të kapura nga afër ku zbulohej një botë e ngrirë me një kapuç të kuq polar në hemisferën veriore të hënës.

Zbulimet tona tregojnë se ndryshimet drastike të stinëve në atmosferën e hollë të Charon, si dhe drita që shpërbën akullin e metanit të kondensuar, janë çelësi i kuptimit të origjinës së kapuçit të kuq polar”‘,  deklaroi një prej shkencëtarëve të studimit planetar.

Atmosfera e  Charon është pasive për shekuj ndërsa Plutoni dhe pesë hënat e tij vazhdojnë orbitën e gjatë rreth Diellit. Gjatë kësaj kohe, temperaturat në sipërfaqen e Charon arrijnë në -258 gradë Celsius. Këto kushte nisin të ndryshojnë gjatë ekuinoksit të Plutonit, i cili të fundit e  ka pasur në vitin 1988-1989.

Charon pëson një aktivitet intensiv që zgjat sa 4 vite në Tokë dhe sipërfaqja ngrohet në -243 gradë Celsius. Metani i ngrirë në polin e hemisferës, kalon fazën e sublimimit dhe krijon ekzosferën. Kjo nuk zgjat shumë pasi tashmë gazi i metanit lëviz dhe gjendet në stinën e vjeshtës, ku ngrin sërish.

Bashkëveprimi i dritës ultravjollcë me metanin e ngrirë, shndërron një sasi të tij në etan. Ky i fundit e ruan gjendjen e tij të ngrirë, ndërsa metani kthehet në gaz. Pas këtij procesi, duke qenë se etani nuk ka ngjyrë, nuk është ai shkaku direkt i ngjyrimit, por era diellore që ndërvepron me të dhe katalizon reaksionet kimike që e kthejnë atë në ‘supën organike’./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share