SOLIDARIZIM PËR BALLAFAQIM ME SFIDAT E NDRYSHME AKTUALE
Drejtoria për Mbrojtje deh Shpëtim me rastin e 60-vjetorit të tërmetit në Shkup, ka mbajtur një stërvitje terreni për operacionet e kërkim-shpëtimit. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë ekipe të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ekipe nga Greqia, Shkupi dhe Kryqi i Kuq, njofton KlanM.
Në këtë mënyrë ekipet për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe ekipet e Kryqit të Kuq ndihmojnë të lënduarit nga tërmeti.
Këto pamje që po shihni janë vetëm disa nga stërvitjet me moton “Solidarizim për ballafaqim me sfidat e ndryshme aktuale” që Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim i realizoi me rastin e 60 vjetorit të tërmetit në Shkup, njofton KlanM.
“Me rastin e 60 vjetorit të tërmetit që ndodhi në vitin 1963 në Shkup, sot së bashku me koleget tanë nga Greqi dhe zjarrfikësit e qytetit të Shkupit organizuam ushtrime njëditorë për shpëtim nga rrënojat ku si pjese të skenarit kemi pjesën perëndimore të Shkupit në Qendër rekreative sportive SARAJ ku më së shumti është goditur” – tha Ivica Naumovski, DMSH.
Përveç ekipit për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Kryqi i Kuq të vendit tonë, sic njofton KlanM, në këtë stërvitje morën pjesë edhe ekipe nga Greqia.
“Këtu jemi me 10 zjarrfikës dhe një qen për kërkim – shpëtim dhe marrim pjesë në ushtrimet e tërmetit që është organizuar nga shërbimi i mbrojtjes civile dhe zjarrfikësve të Shkupit, ne tani jemi duke realizuar dhe evakuuar, le të themi viktimën që kemi gjetur dhe qëllimi ynë i përgjithshëm është të bashkëpunojmë me shërbimin e mbrojtjes civile dhe zjarrfikësve të Shkupit” – tha Demetrius, drejtues ekipi i skuadrës Greke.
Ushtrimet e kërkim-shpëtimit përfunduan me gjetjen e viktimës së tërmetit nën rrënoja nga qeni i ekipit të kërkim shpëtimit grek. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Avni Tahiri