Nga foltorja e Kuvendit, presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier kishte një apel drejtuar politikës shqitpare, për të punuar së bashku në rrugën drejt BE.
“Unë e di që rruga e Shqipërisë në BE do të vijojë të jetë ambicioze, ndaj ju lutem sot vazhdoni të punoni më tej në luftën kundër pengesave, atje ku ato ndodhen, punoni më tej në sprapsen e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vijoni reformën në drejtësi, të iniciuar tanimë dhe punoni para së gjithash përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë. Punoni së bashku, mendoj që destinacioni i përbashkët për anëtarësimin në BE, ia vlen këtë përpjekje. Sikundër deri më tani, ju mund të keni besim në mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë në këtë rrugë”./tvklan.al