Ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev, është drejtor i ri i Drejtorisë së Doganave. Bogoev, i cili është edhe nënkryetar i LSDM-së, në pozitën e drejtorit vjen në vend të Sllavica Kutirov, e cila ishte në krye të këtij institucioni për dy vjet, përcjell KlanM.
Bogoev konfirmon për SDK se në seancën e sotme të qeverisë është emëruar drejtor i ri i Doganës.
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 u zgjodh kryetar i Komunës së Karposhit. Ai nuk hyri në garë për një mandat të dytë në zgjedhjet e 2021.
Bogoev u zgjodh deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe u rizgjodh në vitin 2016./KlanMacedonia