Statusi i kandidatit për Kosovën, Varhelyi: Të gatshëm për opinionin, Presidenca po shqyrton opsionet

Oliver Varhelyi, komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit ka bërë të ditur para Parlamentit Europian, se presidenca suedeze e Bashkimit Europian është duke shqyrtuar opsionet lidhur me trajtimin e aplikimit të Kosovës për statusin e vendit kandidat.

Ky aplikim shtron probleme juridike, pasi 5 vende anëtare të Bashkimit Europian nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe mund të bllokojnë procesin. Si rrjedhim, kjo ndikon në qasjen ndaj aplikimit tё Kosovës për t’u anëtarêsuar në BE dhe dhënien e statusit kandidat nga Bashkimi Europian. Ndaj presidenca suedeze duhet të gjejë opsionin më të favorshëm për këto shtete për të mos bllokuar procesin, për të mos u shprehur kundër aplikimit të Kosovës.

Duke folur para eurodeputetëve të mbledhur në seancë plenare në Strasbourg, Varhelyi është shprehur, se Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë opinionin lidhur me statusin e kandidat për Kosovën. por vendimi i takon shteteve anëtare: “Kosova ka aplikuar për anëtarësim dhe presidenca suedeze po punon nё gjetjen e një formule, që do bëjë të mundur dhënien e mandatit Komisionit Evropian, qё tё nisё punёn për formulimin e opinionit lidhur me statusin e kandidatit për Kosovën”. është shprehur komisioneri Oliver Varhelyi.

Erisa Zykaj – Tv Klan, Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share