Fitorja e Kupës së Botës në Katar e ka kthyer në një ikonë Lionel Messin. Ylli argjentinas është nderuar së fundmi me një statujë me përmasa reale, që do të qëndrojë në muzeun e Federatës së Amerikës së Jugut, e cila ndodhet në Paraguaj.
“Nuk e kisha ëndërruar apo menduar kurrë këtë më parë. Ëndrra ime ishte të shijoja atë që më pëlqente kur isha i vogël, të bëhesha një futbollist profesionist. Unë mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme, të luftosh për ëndrrat e tua, se gjithçka është e mundur dhe të shijosh lojën, që është gjëja më e bukur që ekziston”.
Statuja 1.7 metra e gjatë do të vendoset krah emrave që kanë shkruajtur historinë e futbollit botëror, si Maradona dhe Pele. Ky është nderimi i dytë radhazi për 35-vjeçarin, pasi disa orë më parë, Federata Argjentinase emëroi fushën stërvitore të kombëtares me emrin e Messit. Sulmuesi ka shënuar deri më tani mbi 800 gola në karrierë.
Klan News