“PALËT KANË DHUNUAR ZBATIMIN E MARRËVESHJES DREJT NORMALIZIMIT TË MARRËDHËNIEVE”
A jane të efektshme masat kufizuese të BE-së për çtensionimin e situatës në Veri të Kosoves? Kjo është pyetja drejtuar nga Klan Maqedonia Peter Stanos, zëdhënest të omisionit Europian dhe shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell, pas dështimit të raundit të 14 shtatorit të dialogut Prishtinë-Beograd. Përgjigjjja është qartësisht jo, duke qënë se qëllimi për të cilën këto masa u vendosën për ctensionimin e situatës në Veri, nuk është arritur. Përkundrazi, situata është përshkallëzuar më tej. Pas bilancit të bërë nga Bashkimi Europian, rezulton se të dyja palët, Kosova dhe Serbia kanë dhunuar zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy palëve të arritur në Ohër. Kjo është bërë publike nga vete shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell gjatë konferencës për shtyp që permbylli josuksesin e dialogut dhe është ripërsëritur nga zyrtarë të lartë europianë. Pyetjes nëse masat kufizuese duhet aplikuar për Kosovën dhe Serbinë së bashku, në vijim të konstatimit se të dyja palët kanë dështuar për zbatimin e marrëveshje, Peter Stano shprehet se nëse sitiuata vazhdon kështu, te dyja palët mund të ndeshkohen.
“Thjesht për rikujtim, masat kufizuese për Kosoven janë vendosur për çpërshkallezimin e situatës në Veri të Kosoves para sezonit veror dhe nuk janë adresuar. Ateherë ne e bëmë të qartë, që ka gjithnjë mundesi për të shtuar masat kufizuese dhe kjo mbetet ne fuqi per secilën palë që go të gjendet në situatë të mosveprimit ose përpjekjeve tê pamjaftueshme ndaj çpërshkallezimit, ose e ndezjes sê mêtejshme të tij. Nëse shtetet anëtare shohin që ka patur hapa domethënës per çpërshkallezimin e situatës, ose këto masa mund të intensifikohen, ose do të fillojnë të aplikohen kundrejt palës tjetërr nëse 27 shtetet anetare te BE-se vlerësojnë, se mosveorimi nuk çon në çpërshkallezim ose ndez përshkallëzimin e mëtejshem. Pra, ky është një proces dhe procesi është në mbikeqyrje konstante nga 27 shtetet anëtare, të cilat nuk janë të kënaqura me situatën. Ata kanë krejtesisht pritshmeri të ndryshme. Nëse situata vazhdon keshtu, kjo do sjellë më shumë përgjigjje soecifike ndaj pyetjes tuaj ndaj masave ndeshkuese” – tha Peter Stano, zëdhënës i BE-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan të enjten në Bruksel me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak. /Erisa Zykaj – tv Klan, Bruksel.