Stano: Kosova t’i shmangë veprimet e pakoordinuara, mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe eskalimin e situatës

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka dalë me një mesazh për institucionet kosovare për aksionin e fundit që u bë në veri ditë më parë, me mbylljen institucioneve ilegale.

Në një konferencë për media, ai ka theksuar se nuk duhet të kontribuohet drejtë eskalimit të situatës, njofton Klankosova.tv.

“Por në fund të fundit është se ne kemi një problem, kemi një situatë tashmë të paqëndrueshme dhe shqetësimi ynë kryesor është, dhe kemi një mesazh për autoritetet në Kosovë: Të shmang çdo veprim dhe hapa që janë të njëanshëm dhe të pa koordinuar, që mund të kontribuojnë në rritjen e tensioneve si dhe në eskalimin e situatës edhe më shumë”.

“Në jemi në kontakt me palët në Kosovë dhe i përcjellim këto mesazhe që përfundimisht të provojmë të zgjidhim këto çështje, ku përkasin dhe këto përkasin në linjat e procesit të dialogut”, ka thënë Stano. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share