Skena të arrogancës së deputetëve
Parashihen gjoba me Kodin e Sjelljes së Deputetëve të Republikë së Kosovës
Deputetët e Kosovës tash e tutje ka gjasa ti dëgjosh rrallë duke ofenduar, sharë apo të nxisin dhunë me fjalimet e tyre në Kuvend.
Kjo pasi ata do të sanksionohen deri në 50 për qind të pagës apo 688 euro me nenin e ri të Kodit të Sjelljes për deputetët që e aprovoi komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete e i cili pritet te procedohet për miratim në Kuvend.
Kodi i sjelljes për deputetët përcakton regullat dhe standardet etike të deputetëve.
Në këtë kod parashihen parime që burojnë nga institucionet më demokratike duke përfshi edhe Kongresin Amerikan.