“Ne kemi dëbuar personelin rus nga selia e NATO-s. Ata po kryenin aktivitete që nuk ishin diplomatike, por inteligjente”. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për Bild.
“Ne po marrim masa për ta bërë më të vështirë për shërbimet e inteligjencës ruse kryerjen e aktiviteteve të paligjshme midis dhe brenda vendeve të NATO-s,” theksoi ai.
Sipas Stoltenberg, shërbimet e inteligjencës ruse kanë operuar nëpër vendet evropiane për shumë vite, ndërsa aleatët e NATO-s po monitorojnë, duke e ndjekur nga afër.”
Komentet e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për dëbimet e rusëve nga selia e NATO-s i referohen incidenteve të viteve të fundit, jo të muajve të fundit, siç u raportua fillimisht nga e përditshmja gjermane Bild, tha të premten aleanca.
“Rusia pezulloi misionin e saj në NATO në tetor 2021. Në një intervistë për Bild këtë javë, Sekretari i Përgjithshëm iu referua hapave të ndërmarra gjatë viteve të fundit,” tha një zyrtar i NATO-s.