Spitali Klinik i Tetovës reagon pas publikimit të djeshëm në Klan Macedonia

Pas publikit të lajmit të djeshëm në Klan Maqedoni  kanë reaguar nga Spitali i Tetovës, duke demantuar të njejtin.

Në reagimin e tyre thuhet: Sqarojmë opinionin publik se pretendimet dhe komentet e dates 19.11.2024  mbi emërimin e udhëheqësve të reparteve në Spitalin Klinik të Tetovës, gjegjësisht emërimi i Mirka Popivanovska si udhëheqëse e barnatores së spitalit e cila funksionon në kuadër të IPSh Spitali Klinik Tetovë dhe emërimi i mjekes Vjosa Elezi si udhëheqëse e repartit të ORLsë janë të pabaza dhe spekulative, duke synuar manipulimin e opinionit publik.

Besojmë se motivet e kësaj qasje tendencioze nuk kanë të bëjnë në asnjë moment me mbrojtje të asaj që është publike dhe që përfaqson të mirën e përgjithshme por se në rastin e dhënë bëhet fjalë për motive personale.

  1. Rasti i emërimit të Mirka Popivanovska: Vendimi për emërimin e saj është marrë bazuar në udhëzimet e Komisionit Shtetëror për Procedura Administrative dhe Marrëdhënie Pune, i cili komision ka shfuqizuar disa vendime të mëparshme dhe ka urdhëruar rishikimin e tyre. Vendimi për emërim të Mirka Popivanovska si udhëheqëse e barnatores së spitalit është në përputhje me ligjin, dhe vendimi për emërimin e saj është marrë duke eliminuar mangësitë e konstatuara në vendimet e mëparshme edhe atë vendimin e datës 14.09.2023 vit me numër arhivor 04-6/126 dhe vendimit të datës 05.02.2024 me numër arhivor 04-6/3 të cilat janë ankimuar dhe në të dy rastet ankesa ka rezultuar e miratuar nga organi i shkallës së dytë që në rastin e dhënë paraqitet Komisioni shtetëror i cili vendos për procedurat administrative dhe procedura të marrëdhënieve të punës . Vendimet përmes të cilave konstatohen shkeljet në vendimet nr. 04-6/126 dates 14.09.2023 dhe nr.04-6/3 i dates 05.02.2024, mbajnë numër PO.nr.0904-235 i datës 14.12.2023 vit dhe PO.nr.0904-55 i datës 07.08.2024 vit.
  2. Rasti i doktoreshës Vjosa Elezi: Vlerësojmë se pretendimet për shkelje në rastin e trajtimit të një foshnje janë të pavërteta. Raporti i Fondit për Sigurim Shëndetësor në dokumentin që mban numër 12-6243/1 i dates 12.03.2024 – raport i përpiluar pas ankesës së personit L.V.T, kërkesë e regjistruar me numër arhivor 12-21667/1 e datës 24.11.2023 vit, dhe vendimet e organeve relevante të drejtësisë konfirmojnë se mjekja Vjos Elezi ka vepruar në përputhje me rregulloret dhe protokollet në fuqi dhe në veprimet e saj nuk janë gjetur shkeljet e pretenduara. Doktoresha është emëruar udhëheqëse e repartit të ORL, duke konsideruar profesionalizmin e saj. Pra në të dyja rastet e lartpërmendura pretendimet e gazetarëve janë të pabaza pasi që janë trillime të tyre, duke u munduar të manipulojnë opinionin publik me publikimin e dokumenteve pa relevanc siç është masa displinore e shqiptuar nga komisioni disiplinor – këto dokumente nuk ju japin bazë dhe nuk arsyetojnë pretendimet e gazetarëve në fjal. Ftojmë mediat të kërkojnë qasje në dokumentet përkatëse të përmendura më lartë për të verifikuar autenticitetin e tyre. Nënvizojmë se sjelljet agresive dhe të papranueshme ndaj stafit tone siç ishte rasti i sotëm ku 2 (dy) gazetarë drejtuan akuza të pabaza ndaj udhëheqësit të IPSh Spitali Klinik Tetovë, gjegjësisht drejtuan akuza publike të pa mbështetura në fakte ndaj drejtorit D.r.Agim Berisha, krijojnë panik të panevojshëm dhe pengojnë punën normale të spitalit”, thuhet në reagimin e Spitalit Klinik të Tetovës. /tvklan.mk
Lexo gjithashtu
Total
0
Share