Spektakël në Shkup: RMV-ja dhe Anglia synojnë fitoren!

INTERESIM I JASHTËZAKONSHËM PËR NDESHJEN NË SHKUP

Stafi Teknik dhe futbollistët e Maqedonisë së Veriut presin lojë më të mirë se ndeshja në Mançester ku pësuan 7:0, por edhe stadiumin përplot të mbushur.

“Ndeshja në Mançester ishte shumë e vështirë për ne, rezultati nuk ishte real sipas cilësive që i posedojmë. Kemi shansin që të dëshmohemi në terrenin vendas, të tregojmë se jemi më të mirë dhe më kualitativ nga ndeshja në Angli” – tha Stole Dimitrievski, futbollist i RMV-së.

Seleksionuesi anglez Garet Southgate dhe futbollisti Deklan Rajs shpresojnë se me fitore do t`i përmbyllin kualifikimet.

“Në Mançester kualiteti i Maqedonisë nuk ishte në nivel. Lehtë mund të ndryshojnë gjërat dhe rivali të jetë më I përgatitur. Do të përpiqemi ta ngrisim nivelin e lojës nga ndeshja paraprake kundër Maltës, për shkak se duam që me fitore ta përfundojmë vitin” – tha Deklan Rajs, futbollist i Anglisë.

Për dallim nga ndeshja me Italinë, duket se terreni në Arenën e Shkupit do të jetë i rregulluar.

Kreu I FFM-së, Muhamet Sejdini, në Facebook ka shkruar se “para 50 ditëve FFM-ja mori obligimin për të rregulluar tërësisht dhe ndërtuar komplet fushë të re. Ky është rezultati – shkruan Sejdini duke e shoqëruar postimin me video nga stadiumi në Shkup.

Pritet që stadiumi të jetë i stërmbushur me 27.000 tifozë, mes tyre edhe rreth 1.000 tifozë anglez.

Biletat për këtë ndeshje tashmë janë shitur. Mjaftoi vetëm 48 orë që të mos ketë bileta për këtë ndeshje spektakli në Shkup.

Ndeshja e sontme do të jetë përballja e gjashtë mes Maqedonisë dhe Anglisë. Të dy përfaqësueset kanë kujtime të mira nga këto përballje. Anglezët rikujtojnë debutimin me gol të Uejn Runit në Shkup, kurse Maqedonia, golin nga goditja nga këndi të Artim Shaqirit në ndeshjen e zhvilluar në Sautempton. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share