Specializantët privatë presin që ministri i ri menjëherë pas emërimit t’i thërrasë në bisedime

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) – Specializantët privatë edhe sot e shfrytëzuan pauzën për t’u mbledhur para klinikave interne të Qendrës klinike në Shkup dhe të kërkojnë paga më të larta, sigurim shëndetësor dhe pensional. Presin që ministri ri i Shëndetësisë, menjëherë pas emërimit, t’i thërrasë në Kabinet dhe t’i realizojë kërkesat e tyre.

“Në pritje të formimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, specializantët privatë edhe një të martë e shfrytëzuan pauzën e tyre për t’u mbledhur para klinikave interne për të treguar se këtu jemi, ekzistojmë, ende punojmë për pagë prej 26.000 denarë, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Presim që ministri i ri, sapo të hyjë në kabinetin e tij, të na thërrasë në takim, t’i plotësojë kërkesat tona, gjegjësisht të rrisë kompensimin mujor, i cili aktualisht është 26.000 denarë, të jetë në nivelin e pagës mesatare në një institucion publik shëndetësor dhe të na ofrojnë sigurim shëndetësor. Njëkohësisht të fillojë edhe një proces, me të cilin do të miratohen zgjidhje ligjore për të gjithë ne, specializantët privatë, të transformohemi në shëndetësinë publike, në mënyrë që të kemi edhe sigurim adekuat pensional”, deklaroi dr.Hristina Ilioska Çeshlaroska, specializantë privatë në mjekësinë interne.

Sipas saj, specializantët privatë kanë mbështetje nga kolegët më të vjetër – specialistë. Disa prej tyre, siç theksuan, e kanë shprehur mbështetjene dhe përmes video-mesazheve.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share