Me fillimin e sezonit turistik veror, ndër të tjera, në zonën e SPB-Tetovë janë rritur dukshëm aktivitetet e një numri më të madh të objekteve hotelierike. Në shumë prej tyre, kryesisht në fundjavë, organizohen festa të ndryshme dhe takime të tjera mbrëmjesh, shpesh të ndjekura me muzikë të lartë.
Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, policët e të cilës fundjavën e kaluar kanë sanksionuar disa objekte hotelike në Tetovë për lëshim të muzikës me ton të lartë, sërish apelon te pronarët e kafeneve, diskotekave dhe objekteve të tjera hotelierike që t’i kushtojnë vëmendje volumit të muzikës që ata lëshojnë në lokalet e tyre ose zbaviten nga grupe muzikore.
“Në të kundërtën, nga SPB Tetovë thonë do të përballen me parashtresa ligjore dhe gjoba, vlera e të cilave sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike varion nga 50 deri në 100 euro në kundërvlerë në denarë për persona fizik dhe nga 50 deri në 6 000, gjegjësisht 10.000 euro për një person juridik, në varësi të madhësisë së të njëjtit dhe plus 50 deri në 500 euro për personin përgjegjës të tij”.
“SPB-Tetovë i rikujton hotelierët që të mos lejojnë qëndrimin e të miturve pas afatit të përcaktuar ligjor dhe as t’i servojnë me pije alkoolike, për çka mund të ndiqen penalisht. SPB-Tetovë në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete kontrolluese në kuadër të projektit “Verë e sigurt 2023” dhe do të sanksionojë të gjitha shkeljet e konstatuara në përputhje me rrethanat”, thonë nga SPB Tetovë.