SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…

MPB ka njoftuar se me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga F.E.  nga Republika e Turqisë.

Sipas kallëzimit, më datë 24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më 01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj.

Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në komisariat.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share