SPB-Tetovë jep informatat e para për ngjarjen në Tetovë

Sonte në Tetovë ka pasur disa krisma me kallashnikov nga një person drejt një shtëpi, por nuk ka të lënduar apo viktima.

Nga SPB – Tetovë dalin me informacionet e para.

“Në orën 22:45 minuta, personi M. T. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në shtëpinë e tij në Tetovë.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit” – thuhet në njoftimin e SPB—Tetovë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share