Spasovski vizitoi policët që u lënduan gjatë protestave

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ishte në vizitë në SP “Gjorçe Petrov” ku i vizitoi zyrtarët policorë që ishin lënduar gjatë protestave.

Në emrin e tij personal dhe në emër të MPB-së, i falënderoj pjesëtarët e policisë së Maqedonisë për sakrificën, përkushtimin dhe gjakftohtësinë e tyre në sigurimin e paqes dhe stabilitetit të qytetarëve dhe institucioneve vitale shtetërore gjatë protestave, ndërsa njëkohësisht u uroj shërim të shpejtë.

Spasovski edhe njëherë potencoi  se gjatë protestave kundër propozimit francez  janë lënduar gjithsej 54 policë, prej të cilëve 11 janë lënduar rëndë, dy me lëndime të rënda, dhe njëherësh dëshiron të përkujtojë, ka shkruar ai, se nuk janë përdorur as mjete piroteknike dhe as kimike nga policia gjatë protestave për të shpërbërë turmën dhe me shumë kënaqësi mund të them se asnjë qytetar nuk u lëndua.

Në sigurimin e protestave morën pjesë pjesëtarë të Sektorit për Operacione Speciale të Policisë – EBR, EOP, si dhe policë nga SPB Shkup – të gjithë pjesëmarrësve që merrnin pjesë çdo ditë në detyrat e punës dhe zbatimin e masave, të cilët ishin në rend të parë, publikoi Ministri, dua t’i jap një vlerësim të veçantë, për vendimet e arsyeshme, për energjinë, këmbënguljen, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin.

“Edhe një herë dua të theksoj se policia maqedonase kishte përgjegjësi të madhe, sepse protestat që nuk kanë bazë, nuk raportohen, gjegjësisht janë të bazuara në propagandë, gjithmonë kanë metoda hibride dhe krijojnë imazhin e tyre të deformuar në opinion. Pikërisht në këtë drejtim do të theksoja mësimin nga e gjithë kjo – që do të thotë sulm ndaj një punonjësi policie, jo vetëm gjatë protestave, por në përgjithësi. Sulmi ndaj një polici është sulm ndaj shtetit dhe për këtë vetëdija duhet të jetë në nivelin më të lartë, ka shkruar Spasovski në  rrjetin social Fejsbuk./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share