NUK KA INDIKACIONE PËR PËRKEQËSIM TË SITUATËS
Numri nje i policies Oliver Spasovski siguron se situata e sigurisë në vend është stabile. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur do të nënshkruhet kontrata me FRONTEX, ai u përgjigj se pret që kjo të ndodhë muajin e ardhshëm.
Për momentin nuk kemi indikacione për përkeqësim të sigurisë në vend, kështu u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Sipas tij, siguria është një sfidë serioze për shkak të zhvillimeve me invazionin e Rusisë ndaj Ukrainësm por shërbimet e sigurisë në vend punojnë me kapacitet të plotë në drejtim të mbrojtjes së integritetit territorial të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Rëndësinë e këtij anëtarësimi në NATO mund ta shohim tani, në momentet kur kemi një konflikt kaq serioz. Kështu që të gjitha zhvillimet në atë plan duhet të na mbajnë zgjuar, si shërbime sigurie, përndryshe, këtu nuk kemi indikacione për shqetësim dhe në lidhje me migrantët praktikisht nuk kemi rritje të numrit të tentativave të paligjshme në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, tha ai.
Duke folur rreth krizës së migrantëve ani njoftoi se numri i migrantëve illegal është në rënie duke siguruar se ndiqet vazhdimisht në bazë të parametrave. /KlanMacedonia/