“PRES QË INCIDENTI I MBRËMSHËM TË ZBARDHET BRENDA DITËS”
Autoritetet e sigurisë në vend njoftojnë se vazhdojnë kërkimet për ekzekutorët e vrasjes së dyfishtë në Shkup, ku mbetën të vrarë Jeton Krivanjeva dhe Enes Iseni. Gjatë hetimeve janë kryer biseda me shumë persona, janë kontrolluar kamerat e sigurisë dhe janë bërë ekzaminime krim-teknike të dëshmive, sic janë gëzhojat dhe gjësende tjera që janë marrë nga vendngjarja.
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se ka progress në hetimet.
“Gjithsesi ka përparim në hetimet, konstatohen më shumë informacione dhe të dhëna, atë e japin edhe hetimet kriminale dhe ekspertizat. Motivet janë përplasjet kriminale të strukturave të caktuara. Sigurisht, hetuesit do të tregojë më në detaje, por jetë në fazë kur do të grumbullohen të gjitha faktet” – tha Oliver Spasovski.
Mbrëmë në Shkup shënohet edhe një incident tjetër.Disa persona me dy automjete kanë bllokuar rrugën e tre shkupjanëve, në mesin e të cilëve edhe një polic që nuk kishte qenë në detyrë dhe fizikisht I kanë sulmuar. Incidenti ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate në lagjen Butel në Shkup. Policia njoftoi se si paralajmërim, polici ka nxjerrë armën dhe ka shtënë në ajër, pas cka sulmuesit kanë ikur. Motivet nuk dihen. MPB-ja thotë se dy sulmues janë arrestuar.
“Ka shpërthyer një konflikt, pra një sulm ndaj disa personave, njëri nga këto persona është punonjës policor, janë privuar nga liria dy persona. Ka persona të cilët me veturën tjetër janë larguar nga vendi dhe pres që shpejt do të jenë para drejtësisë, sipas klasifikimit bëhet fjalë për dhunë dhe pres që gjatë ditës së sotme të zbardhet i gjithë rasti” – tha Spasovski.
Lidhur me vrasjen e dyfishtë, Shefi i Prokurorisë Publike të Shkupit, Gavril Bubevski, ka deklaruar se obduksioni ka konstatuar se gati të gjithë 50 plumbat kanë përfunduar në trupat e viktimave. Ai në një prononcim për “360 shkallë” tha se lënda ende është në procedurë parahetimore, kurse lidhur me motivin e ngjarjes nuk përjashtoi mundësinë për pozicionet në narko-tregun e vendit si dhe lidhjet me vrasjet e mëparshme që ende nuk janë zbardhur.
Ndryshe, pas ekzekutimit, pesë persona të maskuar nga lokali ku ka ndodhur vrasja, me AUDI A6, për 15 minuta kanë mbërritur në një rrugë në Orizare të Epërme, ku kanë djegur makinën. Supozohet se vetëm disa metra larg qarkores, I ka pritur makina tjetër me të cilën janë arratisur.
Përgatiti: Avni Tahiri