“VRASJET PO ZBARDHEN, PËR 5 VRASJET “MAFIOZE” S`KEMI DËSHMI!”
MPB-ja ka shënuar përqindje të lartë të vrasjeve të zbardhura, por ende janë në kërkim autorët e “bandave mafioze”. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, thotë se me rëndësi është se një pjesë e tyre janë pas grilave, për vepra të tjera penale, njofton KlanM.
Vrasjet në Çair, në Butel, të shtëna armësh nëpër hotele e qendra tregtare kanë ngritur shqetësimet në opinion, sidomos për shkak të mungesës së epilogut gjyqësor. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, është shprehur i befasuar, sic thotë, me hapësirën që u jepet nëpër rrjete sociale e media këtyre strukturave e bandave kriminale duke u zotuar se tashmë është hapur një front I gjerë kundër tyre.
“Fakti I dytë që është shumë I rëndësishëm për MPB-në është se për këto banda kriminale që janë ndërtuar e ndihmuar tashmë 30 vite më në fund kemi epilog. Përfundimisht është hapur një front I gjerë kundër këtyre strukturave dhe për këtë ekzistojnë prova dhe dëshmi” – deklaroi Spasovski.
Ministri Spasovski, sic njofton KlanM, thotë se ka progres në bashkëpunimin me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pavarësisht vërejtjeve të Komisionit Evropian se ky bashkëpunim nuk është në nivelin e duhur.
“Nëse është në nivelin më të mirë nga shumë aspekte, jo vetëm bashkëpunimi MPB-Prokuroria por në përgjithësi si sistem duhet të ndërmerren hapa konkret që do të cojnë drejt përmirësimit. Vlerësoj se në disa raste ky bashkëpunim mund të jetë më i mirë dhe në këtë drejtim vlerësoj se më mirë është t`i tregojmë dobësitë dhe si t`i përmirësojmë” – tha Spasovski.
Ndryshe gjatë ditës së djeshme, Ministri Spasovski është prononcuar rreth sigurimit për Samitin e OSBE-së në Shkup që nis javën e ardhshme. Mbi 70 delegacione dhe mbi 1.000 pjesëmarrës do të marrin pjesë në këtë samit, ku sipas tij, sigurimi në bashkëpunim me shërbimet tjera, do të bëhet nga ajri dhe toka.
Duke marrë paraysh se gjatë Samitit të OSBE-së, Shkupi do të funksionojë me regjim të veçantë trafiku, sic njofton KlanM, Spasovski ka paralajmëruar se do të bllokohen vetëm rrugët ku do të kalojnë delegacionet duke bërë thirrje që të respektohen urdhërat e zyrtarëve të policisë. /KlanMacedonia/