Spasovski: Palevski kapet në Turqi – zinxhiri i fundit i aktit makabër!

14-VJEÇARJA ËSHTË VRARË ME ARMË ZJARRI – GJENDEN DY PISTOLETA

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, mbrëmë zyrtarisht konfirmoi arrestimin në Turqi të Lupço Palevskit – të dyshuarit të parë për rrëmbimin dhe vrasjet e 14-vjecares, Vanja Gjorcevska dhe 74-vjecarit, Pançe Zhezhovski.

Ministri Spasovski, para gazetarëve ka treguar fotografinë e Palevskit të kapur nga autoritetet turke.

Ai sqaroi procedurën, lokalizimin dhe lëvizjen e Palevskit.

“Avokati I tij e ka dërguar në Serbi, është lënë atje në një hotel, ditën e nesërme e merr një person tjetër nga Shkupi me xhip Range Rover dhe përmes VK “Gradina” hynë në Bullgari, kalon Bullgarinë dhe hynë në Turqi. Atje shkon në qytetin Balikesir dhe shërbimet tona të sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar policor kontaktojnë me autoritetet dhe policinë dhe me një burim operativ të tyre, I cili në kohë të shkurt kthen informacionin prapa, se personi është në atë qytet. Nga atje ka dashur të shkojë në Stamboll, përgatitet dhe me taksi shkon në Stamboll dhe këtu është simulimi I tij, kthehet prapa në Balikesir dhe pasdite nga policia turke është arrestuar derisa lëvizte në këmbë në një rrugë në Balikesir” – tha Spasovski.

Gjykata Penale ka njoftuar se është pranuar kërkesa e Prokurorisë për përcaktimin e paraburgimit 48 orësh për personin S.D, që sipas Ministrit Spasovski, me makinën “Range Rover” e ka dërguar Palevskin nga Beogradi në Turqi. I dyshuari është arrestuar gjatë kthimit në Maqedoninë e Veriut, në vendkalimin kufitar Dojran.

14-vjecarja Vanja Gjorçevska nuk është ngulfatur, por ajo është vrarë. Ministri Spasovski konfirmoi se ka plagë me armë zjarri, duke theksuar që të priten gjetjet e autopsisë.

Gjatë hetimeve, në rrethinën e Shkupit janë gjetur dy pistoleta të cilët janë dërguar për ekspertizë. Policia vlerëson se janë shfrytëzuar për vrasjet makabre.

Ministri Spasovski konfirmoi se është gjetur edhe telefoni I viktimës 14-vjecare, Vanja Gjorcevskës. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share