Spasovski: Palevski është ende në polici, pritet kallëzim penal edhe për Dimkovskin

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se avokati Vasko Stojkov, me të cilin Lupço Palevski, i dyshuar i parë për vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, me të cilin Palevski dyshohet se fillimisht shkoi në Beograd, po vazhdon të mbahet në stacion policor.

“Në lidhje me avokatin, po është mbajtur në stacion policor në bisedë zyrtare dhe ende vazhdon në korniza të mbajtjes 24 orëshe dhe kur të përfundojë do të vendosin shërbimet se çfarë do të bëhet tutje”, theksoi Spasovski.

Ndërsa për Stefan Dimkovski, i cili dyshohet se e ka bartur Palevskin në Bullgari dhe Turqi, Spasovski tha se kundër tij do të ketë kallëzim penal.

“Sipas gjithë asaj që e kemi konfirmuar, më kanë informuar shërbimet se do të parashtrohet kallëzim penal”, theksoi Spasovski.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share