Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u takua me zëvendës ndihmësin e Prokurorit Publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brus Shvarc dhe drejtorin ekzekutiv të ICITAP, Gregori Dackt, në Departamentin e Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njoftuan sot nga MPB.
Duke theksuar se drejtësia dhe siguria e brendshme janë shtylla të çdo shoqërie të qëndrueshme demokratike, Spasovski theksoi se në këtë pjesë mbështetja nga SHBA-ve ka një rëndësi të madhe.
“Në këtë rrugëtim për Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbështetja dhe bashkëpunimi me Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht përmes ICITAP – Programi Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë në Hetimet Kriminale, janë të një rëndësie vendimtare në përpjekjet tona për ndërtimin e institucioneve policore të orientuara nga qytetarët”, theksoi Spasovski, duke përmendur disa nga projektet dhe donacionet e siguruara dhe trajnime, kurse të përgjithshme dhe të specializuara policore, për zyrtarët e lartë dhe drejtues të policisë, nëpunës të policisë patrulluese, si dhe personelin ndihmës, të punësuar në Byronë për Siguri Publike, kryesisht në krimin e organizuar, krimin kompjuterik dhe forenzikën digjitale.
Siç qëndron në kumtesën e MPB-së, Spasovski është falenderuar për donacionin për renovimin e një objekti policor në Shkup, e veçanërisht për realizimin e projektit për bartjen e kamerave mobile për nevojat e policisë së trafikut dhe kufirit. Ky projekt, theksoi ai, është shumë i rëndësishëm për ne si polici dhe MPB, e cila është shndërruar në një mekanizëm të njohur parandalues në luftën kundër korrupsionit. Gjatë kësaj, ai e informoi Shvarcin për progresin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftën kundër korrupsionit.
“Me kënaqësi të madhe mund t’ju informoj se në këtë drejtim kemi bërë përparim të shkëlqyer në aktivitetin zbulues në luftën kundër korrupsionit, konkretisht: vetëm në vitin e kaluar 2023 janë shënuar më shumë se 64 keqpërdorime korruptive, 121 vepra penale, me gjithsej 178 autorë, janë zbuluar për dëmin material prej mbi 350 milionë denarë”, tha Spasovski.
Njëherë, ai falënderoi të gjithë kolegët dhe stafin e Programit ICITAP, trajnerët dhe koordinatorët, zyrtarët që zbatojnë njohuritë e marra në baza ditore, si dhe Shvarc-in për mbështetjen gjatë dekadave të fundit.
Zëvendësndihmësi i Prokurori Publik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brus Shvarc, duke shprehur nderimin dhe respektin për ministrin Spasovski, tha se është posaçërisht krenar që ka punuar me të në vitet e fundit, dhe falë lidershipit dhe përkushtimit kyç të ministrit Spasovski , ky bashkëpunim është në një nivel të jashtëzakonshëm.Drejtori i ICITAP-it Dakot shtoi se është veçanërisht i lumtur që në këtë periudhë të kaluar të gjitha projektet e programit ICITAP të SHBA-së janë realizuar me shpejtësi dhe me sukses në kuadër të MPB-së.
“Partneriteti ynë strategjik është përmirësuar në 30 vitet e fundit dhe është shembull për të gjithë të tjerët. Dhe në të ardhmen jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar me ekspertë dhe shkëmbim përvojash në realizimin e të gjitha projekteve në luftën kundër korrupsionit”, tha Shvarc, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.