Kamera të reja të rrugës do të vendosen në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, si dhe në autostrada, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë takimit të fund vitit me gazetarët.
Spasovski la të kuptohet se sistemi “Safe City” po aplikohet edhe në autostrada, duke u bërë vendi i parë në rajon që zbaton një projekt të tillë. Sipas tij, qëllimi është rritja e sigurisë dhe parandalimi i fatkeqësive./KlanMacedonia