Spasovski me thirrje deri te qytetarët dhe subjektet politike për protesta të qeta dhe demokratike

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ju bën thirrje qytetarëve, por edhe subjekteve politike që duan të shprehin qëndrimin e tyre me protestë, ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore.

Dhe duke qenë se shteti ligjor dhe demokracia janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara, dua t’ju kujtoj edhe një herë se çdo tubim publik (protestë), sipas ligjit, duhet të raportohet siç duhet. Njëkohësisht, përveç njoftimit për bllokada të datës 08.07.2022, i cili si dokument i është dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme po atë ditë, edhe pse sipas Ligjit për Tubimet Publike duhet të dorëzohet jo më vonë se 48 orë para fillimit të ngjarjes, asnjë nga protestat e ditëve të fundit nuk ishte paralajmëruar dhe regjistruar siç duhet, por organizimi ka rrjedhur nëpër rrjetet sociale, të iniciuara dhe të udhëhequra nga disa parti politike.

Shfrytëzoj rastin ta informoj opinionin që të jetë i qetë – MPB-ja mbetet në shërbim të qytetarëve dhe nuk do të lejojmë që protestat të keqpërdoren për të ndezur tensione ndëretnike.

Policia vepron sipas njohurive të marra operative dhe do të dislokohet në mënyrë të duhur sipas nevojave.

Në të njëjtën kohë, dua t’u dërgoj një mesazh krijuesve të tensionit – mos shpërdoroni të drejtën e qytetarëve për të protestuar për të krijuar imazhin tuaj të deformuar në publik.

Është e pandershme dhe e padenjshme të abuzosh qytetarët si mbulesë për dhunën e pajustifikuar për qëllime ekskluzivisht politikën. Akti i dhunës nuk ka asnjë justifikim.

Ne si vend jemi krenarë për përfitimet civilizuese të protestës dhe pikërisht protestat paqësore janë një pjesë thelbësore e një demokracie. Apeloj që të praktikohet protesta paqësore si pjesë e dialogut. Ministria e Brendshme vazhdon të mbrojë të drejtat kushtetuese dhe të garantojë sigurinë e të gjithë qytetarëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share