“HAKERËT” KËRKOJNË PAGESË PËR TË LIRUAR SISTEMIN
Sistemi për sigurim shëndetësor mbetet i bllokuar dhe jashtë funksionit pas sulmit kibernetik më 6 shkurt. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut sulmin kibernetik e kanë cilësuar si pjesë të luftës hibride që zhvillohet në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë.
Hakerët që qëndrojnë pas sulmit, sic percjell KlanM, kërkojnë kundërpagesë për të liruar sistemin.
Spekulohej se pagesën e kanë kërkuar në bitkoinë, por nga MPB-ja thonë se nuk kanë informacione të tilla.
I gjithë sistemi kompjuterik është sulmuar nga softueri malicioz Ransomvare që shfrytëzon shifrime për t`i mbyllur informacionet e viktimës dhe për lirimin e tyre kërkohet kundërpagesa.
Ransomvare shpeshherë është i dizajnuar që të përhapet nëpër rrjet dhe të targetojë softuerë për bazat e të dhënave dhe dosjeve dhe në këtë mënyrë mund që shumë shpejt ta paralizojë organizatën.
Ministri I Brendshëm Oliver Spasovski, sic percjell KlanM, deklaroi se mbrojtja nga sulmet kibernetike duhet të jenë prioritet për cdo institucion.
“Të merren masa lidhur me sulmet kibernetike. Këto sulme janë paraqitur dhe po bëhen hetime në këtë pjesë. Shumë është e rëndësishme që të gjitha institucionet të marrin masa para kohe për të mbrojtur të dhënat elektronike për shkak se më lirë është investimi në preventivë” – tha Oliver Spasovski, MPB.
Shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore druajnë nga keqpërdorimi I të dhënave të tyre personale, kurse nuk mund të paguhen as edhe mjetet që shkojnë përmes Fondit.
Ka pakënaqësi të madhe edhe tek të punësuarit në shëndetin public që kanë mbetur pa paga dhe kanë paralajmëruar protesta.
Ndërkohë, Fondi për Sigurim Shëndetësor ka përgënjeshtruar pohimet se janë vjedhur të dhënat e qytetarëve duke siguruar se këto të dhëna janë tërësisht të sigurta.
Nga Fondi, sic njofton KlanM, thonë se gradualisht po kthehen funksionet e sistemit dhe pas marrjes së të dhënave nga Institucionet Publike Shëndetësore, sic thonë, nga java e ardhshme pritet të nis pagesa e rrogave të punonjësve shëndetësor. /KlanMacedonia/