Spasovski: Janë konfiskuar 100.000 copë mjete piroteknike

BËHET THIRRJE PËR KREMTIME PA ARMË DHE MJETE PIROTEKNIKE

Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, u ka bërë thirrje qytetarëve që festat t`i kalojnë pa përdorimin e këtyre mjeteve që rrezikojnë shëndetin, duke shtuar se organet e rendit janë në terren dhe do të sanksionohen shitësit e mjeteve piroteknike.

“Deri tani kemi konfiskuar 100.000 copë mjete piroteknike. 4.000 vetëm në territorin e Komunës së Kumanovës. U bëj thirrje vecanërisht të rinjve se s`ka bukuri gjatë kremtimit me mjete piroteknike, për shkak se rrezikohet shëndeti dhe jeta e të gjithëve” – deklaroi Oliver Spasovski.

MPB-ja së bashku me Klinikën për kirurgji plastike dhe rikonstruive është duke zbatuar fushatën parandaluese për keqpërdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. Fushata u dedikohet të rinjve dhe nxënësve për të treguar rreziqet nga shfrytëzimi I mjeteve piroteknike. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share