Spasovski flet për ngjarjet në Higjenën Komunale: Do të ketë sanksione

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se autoritetet e kontrollit dhe ato hetuese po merren me çështjen e protestës së punëtorëve të higjienës komunale dhe se nëse vërtetohet se dikush ka kontribuar që kryeqyteti të vijë në këtë gjendje si pasojë e mos-mbledhjes së mbeturinave, do të ketë përgjegjësi penale.

Spasovski gjithashtu tha se do të sanksionohen personat të cilët janë punësuar në këtë ndërmarrje e të cilët nuk kanë shkuar në vendin e punës.

“Megjithatë, nëse ka pasur palidhëshmëri në punë, nëse ka pasur dhënie të rrogave të personave që kanë qenë me marrëveshje të punësuar dhe nuk kanë ardhur në punë dhe janë keqpërdorur mjete financiare, gjithsecili për këtë punë do të mbajë përgjegjësi. Këtu nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të ketë asnjëherë për asnjë situatë, mendoj se kjo duhet të sanksionohet që përfundimisht t’i jepet fund politikës dhe lojërave që bëhen në kurriz të qytetarëve, ndërsa këtu është në kurrizin e shëndetit të qytetarëve”, tha mes tjerash Spasovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share