QYTETARËT ANKOHEN PËR MUNGESË FORMULARËSH PËR DOKUMENTET E IDENTIFIKIMI
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi se ka formularë dhe ekzemplarë të mjaftueshëm për dokumentet e udhëtimit. Ai ka theksuar se qytetaerët nuk duhet të shqetësohen.
“Ka formularë për pasaporta, të hënën do të vijë shuma e re, pas një jave do të arrijë shuma e dytë, kështu që formularët janë në këtë pjesë dhe nuk duhet të shqetësohemi fare nëse do të vazhdojë i gjithë procesi”, tha Oliver Spasovski.
Spasovski shtoi se dhënia e formularëve të cilat përdoren për nxjerrjen e dokumenteve personale nuk do ndalet as pas 12 shkurt.
“Fatkeqësisht, kjo po ndodh në Shkup, por këtu kemi bërë përparim serioz, vetë numri i lëshuar mbi 1.25 milionë dokumente udhëtimi dhe mbi 1.1 milionë letërnjoftime dhe rreth 550.000 patentë shoferë, tregon se procesi është duke u mbyllur. Dhe më e rëndësishmja është që lëshimi i dokumenteve të mos ndalet më 12 shkurt, ato mund të vazhdojnë të lëshohen”, tha Spsovski.
Sipas Spasovskit, në vitin 2021 MPB ka përgatitur vetëm 120 mijë dokumente, që do të thotë se qytetarët e kanë lënë këtë detyrim për më vonë ose për ditën e fundit./KlanMacedonia