Spasovski dënon qasjen e Bullgarisë karshi presidentes Siljanovska! LSDM e orientuar drejt integrimit në BE, nuk ka alternativë tjetër

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski ka dënuar qasjen e shtetit Bullgaria në raport me presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova gjatë vizitës së saj në Sofje, duke mos e vendosur flamurin e RMV, megjithatë sipas tij,  këtu faji dhe përgjegjësia është e Presidentes, gjegjësisht e kabinetit të saj.

OLIVER SPASASOVSKI – DEPUTET I LSDM-SË

Vendi nuk mund të “krenohet sërish” dhe ju nënvlerësoni veten dhe me këtë edhe qytetarët e Maqedonisë. Kishte mekanizma për ta zgjidhur atë dhe për të parandaluar një situatë të tillë. Është mirë të jesh mbrojtës, por në mënyrën dhe kohën e duhur dhe të tregosh në veprim se dëshiron të mbrosh interesat kombëtare. Ishte momenti kur u pa se nuk u respektuan protokollet për të reaguarpyetja është se a është dashur të mbahet një takim i tillë, tha Spasovski.

Spasovski njoftoi se qëndrimi i partisë së tij është i prerë sa i përket eurointegrimeve, ai theksoi vendi nuk ka alternativë tjetër megjithatë kërkoi edhe nga BE që të ndërmeren hapa konkret.

Në opinion shpeshherë ngrihet një dilemë nëse janë reale angazhimet deklarative që qeveria aktuale ka pasur si opozitë për anëtarësim në BE. Deri më tani kemi pasur shpesh deklarata me skepticizëm për rrugën tonë drejt BE-së, por deri më tani askush nuk ka ofruar alternativë. Cila është alternativa nëse vendi nuk ndjek rrugën evropiane? Për ne si LSDM është e qartë, nuk ka alternativë. A ka zhgënjime tek qytetarët për faktin se procesi i pranimit në shtet zgjat shumë, po. Por duhet të ndërmerren hapa në këtë drejtim. Dhe nga Bashkimi Evropian, sigurisht.

Spasovski shtoi se  askush nuk mund të jetë fajtor për atë që qeveria nuk mund të arrijë. Sipas tij, se duhet të punohet seriozisht dhe me përkushtim në agjendë evropiane të vendit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share