Spasovski: Bombat false, sulme hibride prej atyre që iu pengon përparimi i shtetit

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski në emisionin Klan Debat u shpreh se paralajmërimet false për bomba nëprë shkolla e institucione të ndryshme publike, janë sulme hibride që po bëhen për shkak të pozitës gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut.

SIpas tij, njëri ndër shkaqet është edhe përparimi i shtetit dhe këto sulme, sipas tij, bëhen prej atyre që iu pengon ky përparim dhe progres.

Sulmet e tilla hibride kanë për qëëlim të shkaktojnë panik, frikë dhe pasiguri tek qytetarët./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share