NGA TETORI MBI 720 OBJEKTE KANË QENË TARGET I KËRCËNIMEVE KIBERNETIKE
Mbi 720 objekte kanë qenë target i kërcënimeve kibernetike që nga muaji tetor, përmes paraqitjeve të rrejshme për vendosje të bombave, bëri të ditur sot ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Siç informoi Spasovski, në periudhë prej gjashtë muaj muaj janë dërguar rreth 1.000 denoncime të rreme për “bomba”. Spasovski informoi se është lokalizuar grupi nga Irani dhe Rusia që kishte bërë denoncime të rreme për “bomba” dhe se punohet zbardhjen e rasteve.
“Grupi nga Irani dhe Rusia që ka bërë denoncimet e rrejshme për bomba në Maqedoni është locuar. Po punohet në ekspertizën e materialeve pas çka, do të vijojë edhe dorëzimi i kallëzimeve penale. Punojmë intensivisht në zbulimin e autorëve. Të gjithë autorëve që janë lokuar përmes adresave IP nga ana e shtetit tonë dhe të njëjtat ishin siguruar nga serviset përmes së cilave është krijuar email adresa në të cilat dërgoheshin denoncimet e rreme janë zbuluar, janë dorëzuar kallëzime penale, për disa nga rastet po zhvillohen ekspertizat” – deklaroi Oliver Spasovski.
Ndërkohë, shefi i Prokurorisë Publike, Gavril Bubevski, tha se duhet qasje më serioze ndaj këtyre kërcënimeve.
“Fillimisht duhet të vijmë deri te burimi të shohim se nga kush dhe si vijnë këto kërcënime, t’i qartësojmë motivet e tyre dhe qëllimet që duan t’i arrijnë. Për këtë gjë na duhet një dinamikë dhe mjete. Qasjen tonë ndaj këtyre kërcënimeve gjatë gjithë kohës ta përmisojmë dhe modernizojmë. Kjo është rëndë të arrihet dhe kjo kërkon resurse të mëdha financiare, por kjo është mënyra e vetme që t’i mbrojmë qytetarët nga këto sulme hibride” – tha Gavril Bubevski.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, tha se në kontekst të sistemit shëndetësor, sulmet kibernetike paraqesin kërcënim aktual. Duke folur për sulmin e fundit kibernetik ndaj Fondit Shëndetësor, ajo tha se rëndësia e sistemeve shëndetësore elektronike i vë ato në infrastrukturë të rrezikshme të informacionit dhe për këtë, i mbrojtja e tyre nevojitet të jetë në nivel më të lartë të mundshëm, ndërsa nevojiten edhe mekanizma për ballafaqim me krizat që mund të dalin nga sulmet hibride. /KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi