“DORË E NGRITUR NDAJ POLICIT, DORË E NGRITUR NDAJ SHTETIT”
54 policë të lënduar është epilogu I deritashëm I protestave të opozitës maqedonase kundër propozimit francez që tashmë më shumë se një javë mbahen në Shkup. Njoftimin në Facebook e ka publikuar Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, duke shtuar se policët janë duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të rendit, paqës dhe sigurisë.
“Dora e ngritur kundër policit është dorë e ngritur kundër shtetit. U bëj thirrje qytetarëve dhe subjekteve politike për protesta të qeta dhe demokratike. Vetëm kështu do të japim dritë pozitive për vetëdijen e vendit në nivelin më të lartë” – shkruan Spasovski në Facebook.
Ministri I Brendshëm, Oliver Spasovski, ka theksuar se gjatë protestave policia ka ndaluar 22 persona për shkak të cënimit të rendit dhe qetësisë publike gjatë protestave. Për 12 persona është shqiptuar masa e paraburgimit. /KlanMacedonia/