Partia e kryeministrit Pedro Sanchez dhe partia tjetër spanjolle Sumar kanë arritur një marrëveshje koalicioni për të formuar një qeveri të re. Sánchez dhe Yolanda Díaz, liderja e partisë Sumar kanë mbyllur detajet e një marrëveshjeje që është rezultat i negociatave të zhvilluara që nga fundi i korrikut.
Marrëveshja përfshin planet për të reduktuar papunësinë e të rinjve, për të përforcuar sistemin e kujdesit shëndetësor publik, për të rritur strehimin publik dhe për të rritur objektivat e reduktimit të emetimeve.
Mbështetja e së majtës radikale për Sanchez është thelbësore, por ajo nuk mjafton për të siguruar një shumicë në dhomën e ulët. Ai ka ende nevojë për mbështetjen e separatistëve katalanas, të cilët po kërkojnë një ligj amnistie për personat e dënuar të cilët u përshinë në kryengritjen e vitin 2017 dhe përpjekjeve të tyre për pavarësi.
Mbështetësit e këtyre përpjekjeve mendojnë se rajoni prej 7.5 milionë banorësh ka investuar prej kohësh në Spanjë më shumë sesa ka marrë në këmbim. Përpjekja e rajonit të Katalonjës për pavarësi e zhyti Spanjën në krizën e saj më të madhe politike në vitin 2017. Nëse socialistët dhe këto parti dështojnë të arrijnë një marrëveshje, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.
Klan News