Spanjë – Gjermani, bilanci tregon balancin e fuqive të tyre

Spanja dhe Gjermania luajnë sot në kuadër të çerekfinales së EURO 2024-shit.

Pak ka rëndësi që gjermanët janë nikoqirë të këtij kampionati, kur merr parasysh bilancin e barabartë që dy shtetet e kanë në përballjet ndërmjet vete.

Këto dy kombëtare janë përballur 26 herë në historitë e tyre, dhe që të dyja numërojnë nga nëntë fitore, dhe tetë herë janë ndarë baras.

Në Evropian janë ndeshur pesë herë, ku dy fitore i ka Gjermania, dy Spanja dhe një herë janë ndarë baras, shkruan klankosova.tv.

Sidoqoftë, pikë më e madhe krenarie e spanjollëve mund të jetë fitorja e tyre ndaj gjermanëve në finale e EURO 2008-shit, dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2010.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share