Një vajzë 1 vjeç është vrarë nga kokrrat gjigande të stuhisë së breshërit në Spanjë.
Fëmija u godit nga një kokërr breshëri me madhësinë e një portokalli dhe u dërgua për në spital pasditen e së martës, por ndërroi jetë pak orë më vonë.
https://twitter.com/SERGirona/status/1564689280684924932
Mendohet se janë lënduar të paktën 50 persona, pjesa më e madhe me kocka të thyera dhe një grua ndodhet në spital.
Pamje të stuhisë u filmuan nga njerëzit brenda dhe përreth qytetit katalanas La Bisbal de l’Emporda.
Stuhia e shpejtë, por e fortë e breshërit theu xhamat e makinave, rrëzoi degë pemësh duke u regjistruar si më e keqja në 20 vjet./tvklan.al
https://twitter.com/SERGirona/status/1564691660885426178