Spalletti përballet me probleme me mbrojtësit Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco para ndeshjes me Zvicrën

Para ndeshjes së Italisë me Zvicrën, trajneri Luçiano Spalletti po përballet me probleme të mbrojtësve Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco.

Mediat italiane raportojnë se dyshja ka kryer stërvitje të diferencuar nga pjesa tjetër e skuadrës. Bastoni ka kaluar një gjendje ethesh, ndërsa Dimarco ka shfaqur probleme fizike pas humbjes ndaj Spanjës.

Spalletti duhet të vendosë formacionin titullar pa yjet e Interit, ndërsa gjithçka do të vendoset në momentet e fundit. Zvicër-Itali është në program për tu luajtur këtë të shtunë në orën 18:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share