Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai u mor i pandehur nga SPAK dhe iu komunikua akuza zyrtare e “korrupsionit pasiv” për çështjen e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha tashmë është marrë zyrtarisht i pandehur për dosjen hetimore për privatizimin e klubit Partizani. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai i ngritën akuzën korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim. Kryetari i partisë demokrate akuzoi SPAK se është nën urdhërat e Ramës
Berisha në zbatim të kërkesës, u paraqit në SPAK rreth orës 12:05 minuta. Për rreth 20 minuta ai mbajti një deklaratë dhe iu përgjigj intersimit të gazetarëve.
U fut në SPAk nën shoqërinë e avokatit të tij genc gjokuta ku qendroi për rreth 20 minuta. Ashtu si në hyrje dhe në dalje nga Prokuroria akuzoi qeverinë Rama, duke e cilësuar politike akuzën e ngritur. Berisha deklaroi se është vënë padrejtësisht nën masën arrest në shtëpi.
Ndryshe nga atmosfera para banesës, në spak e prisnin dhjetra mbështetës dhe deputetë demokratë.
Mjeti i zotit berisha shoqërohej nga një patrullë policie. Para së të hyntë në banesë në zbatim të vendimit të gjykatës arrest në shtëpi, Berisha paralajmëroi protesta.
Është hera e dytë që Berisha lë banesën që prej datës 31 dhjetor 2023, kur mori vendimin arrest në shtëpi.